image Mrekulli: Nëna mbulon dhe shpëton fëmijën e saj gjatë granatimeve ruse

Botë

Mrekulli: Nëna mbulon dhe shpëton fëmijën e saj gjatë granatimeve ruse

news image

Gjatë granatimeve në Kiev, një nënë mbuloi me trup vajzën e saj një muajshe dhe e shpëtoi.

Vetë gruaja ka marrë plagë të shumta nga predha, ndërsa fëmija ka mbetur i padëmtuar.

Familja u dërgua në spital ku gruaja dhe burri i saj u operuan, shkruan NEXTA në Twitter.

Olga është emri i nënës së re, e cila iu nënshtrua një operacioni për shkak të lëndimeve të shumta që mori nga bombardimi në Kiev. Në të njëjtën kohë, një tjetër pamje tronditëse po bën xhiron e internetit.

/GazetaSinjali/