image Petkoviqit i refuzohet kërkesa për vizitë në Kosovë, kjo është arsyeja

Kosovë

Petkoviqit i refuzohet kërkesa për vizitë në Kosovë, kjo është arsyeja

news image

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se e ka refuzuar kërkesën e drejtorit të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviq, për vizitë në Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të MPJD-së, vizita e tij u refuzua për shkak se ai ka vazhduar që të përdorë rrugë alternative e të paligjshme, të cilat janë në shkelje thelbësore të marrëveshjes së Washingtonit dhe Brukselit.

“Duke përdorur rrugë të paligjshme dhe klandestine për të futur ‘vaksina’ të dyshimta në Kosovë me qëllim rrezikimin e sigurisë shtetërore dhe shëndetit publik. Duke tentuar rikthimin e fushatës kundër shtetësisë së Kosovës – së fundmi duke i kërkuar Katarit që ‘të mos lobojë për Kosovën’ duke shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e Washingtonit e të Brukselit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se refuzimi i vizitës së tij u bë edhe për faktin se ai haptazi po vazhdon shkeljet e të drejtave, arrestimet arbitrare, mbajtjet ilegale dhe maltretimet e qytetarëve të Kosovës.

Sipas MPJD-së, sjellja e Petkoviq ka shfaqur provokime, kërcënime dhe sjellje të ulëta që po sjellin pasiguri dhe destabilizim në rajon./Gazeta Sinjali/