image MPJD reagon gati 7 orë pas aksidentit, Gërvalla ka realizuar vetëm një telefonatë

Diasporë

MPJD reagon gati 7 orë pas aksidentit, Gërvalla ka realizuar vetëm një telefonatë

news image

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ka reaguar gati shtatë orë pas aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë kosovarë dhe u lënduan 44 të tjerë, 15 prej tyre me lëndime të rënda, raporton Gazeta Sinjali.

Rreth shtatë orë pas këtij aksidenti, nga kjo ministri kanë njoftuar se ministrja Donika Gërvalla ka zhvilluar vetëm një bisedë telefonike me homologun e saj kroat, Grliq Radman.

“Gjatë ditës së sotme Ministrja e Punëve të Jashtme znj.Donika Gërvalla, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e saj kroat Gordan Grliq Radman. Ky i fundit ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe ka siguruar Gërvallën se do të angazhohen të gjitha instancat relevante për t’iu dalë në ndihmë të lënduarve”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Nga kjo ministri kanë shprehur keqardhje dhe ngushëllime për viktimat dhe u kanë uruar shërim të shpejtë të lënduarve në këtë aksident, duke u premtuar angazhim dhe ndihmë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, do të jetë e angazhuar në orët në vazhdim për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të lënduar dhe për t’iu asistuar bashkatdhetarëve dhe familjarëve të tyre në të gjitha procedurat e nevojshme.”/Gazeta Sinjali/