Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ndarë dy automjete për Njësitë Profesionale të Zjarrfikësve dhe shpëtimit për Komunën e Zveçanit dhe atë të Zubin Potokut.
Drejtori i departamentit të zjarrfikësve, Milaim Mullabazi, ka thënë se këto automjete po dhurohen për zjarrfikësit e Komunës së Zubin Potokut dhe asaj të Zveçanit, që të kenë intervenim sa më të shpejtë dhe efikas.
“Ne sot po i ndajmë dy automjete, Komunës së Zubin Potokut dhe Zveçanit. Ku janë të mirëseardhura për këto komuna, pasi që i kanë pasur pajisjet e vjetra dhe sot po pajisen me automjete të reja ku do të kenë intervenime me të suksesshme, me të shpejta dhe me efikase”, ka thënë Mullabazi.
Ndërsa, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq, ka thënë se dhurimi i dy automjeteve të zjarrfikësve për Zubin Potokun dhe Zveçanin është ndihmë e madhe. Ai ka thënë se bashkëpunimi në mes Ministrisë së Brendshme dhe këtyre dy komunave do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“I falënderohem Agjencisë për Menaxhimit të Emergjencave e cila iu ka dalë në ndihmë kërkesave të kryetarit të Komunës. Siç e shihni, Ministria e Punëve te Brendshëm dhe Agjencia për Emergjenca kanë dhuruar dy kamionë për komunat Zubin Potok dhe Zveçan.
Kjo është ndihmë e madhe për këto komuna. Shpresojmë sinqerisht që ato do të shfrytëzohen sa më pak, por është një ndihmë e madhe dhe besojmë që Ministria e Punëve të Brendshme edhe në të ardhmen do të bashkëpunojë me komunat dhe t’u dalë në ndihmë kërkesave të kryetarit të Komunës aq sa është në mundësinë tonë, faleminderit”, ka thënë Radojeviq.
Ndërkaq, udhëheqësi i zjarrfikësve, Vladan Radomiroviq, ka thënë se ky donacion ka kuptim të madh pasi që më herët i gjithë intervenimi ishte bërë vetëm me një kamion.
“Së pari e kisha falënderuar Ministrinë e Punëve te Brendshme pasi që ata na kanë nda edhe agjencinë tonë këtë dhuratë, të them donacion te bukur, e cila për neve ka kuptim te madh. Natyrisht qe do te jemi me të shpejtë me efikasë dhe më të mirë me kamionë të rinj. Ky është automjet i specializuar i cili për ne ka kuptim të madh. Deri tani të gjitha intervenimet i kemi bërë vetëm me një kamion i cili edhe nuk ka qenë teknikisht në rregull. Tani besojmë që do të jetë shumë më lehtë I jam falënderues Agjencionit dhe të gjithëve atyre te cilët na kanë nda ketë donacion”, ka thënë Radomiriq.
Kurse, udhëheqësi i zjarrfikësve në Zubin Potok, Sasha Bozhoviq, ka falënderuar Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, si dhe Ministrinë e Brendshme për këto dy automjete të cilat do t’i ndihmojnë zjarrfikësit që t’i kryejnë detyrat e tyre me efikasitet.
“Falënderoj Agjencionin dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për këtë donacion i cili shumë do të ju ndihmojë zjarrfikësve në kryerjen e detyrave të tyre dhe do të rrisë sigurinë e qytetarëve nga zjarri dhe nga aksidentet e ndryshme”, ka thënë Bozhoviq./Gazeta Sinjali/