image MPB pas sulmit ndaj komunës në Mitrovicë të Veriut: Tentativë nga Serbia për të eskaluar situatën

Siguri

MPB pas sulmit ndaj komunës në Mitrovicë të Veriut: Tentativë nga Serbia për të eskaluar situatën

news image

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas sulmit me mjete shpërthyese në oborrin e komunës së Mitrovicës së Veriut.

MPB-ja ka bërë të ditur se sipas ekspertizës dyshohet se objekti i komunës së Mitrovicës së Veriut u sulmua me granatë dore e llojit M75.

“Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve”.

“Sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë”, thuhet në reagim.

Tutje, ministria tha se këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit.

/GazetaSinjali/