image MPB publikon numrin ku mund të kontaktojnë familjarët e pasagjerëve të autobusit që u aksidentua në Kroaci

Kosovë

MPB publikon numrin ku mund të kontaktojnë familjarët e pasagjerëve të autobusit që u aksidentua në Kroaci

news image

Ministra e Punëve të Brendshme ka publikuar numrin ku mund të kontaktojnë qytetarët që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve të tyre të aksidentuar në Kroaci, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga kjo ministri kanë thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet Kroate të cilët i kanë ndihmuar për ndihmën e dhënë në menaxhimin e situatës.

“Numri i kontaktit për të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve të tyre është: +383 (0) 38 200 76 000 ose në email: [email protected]”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Postimi i plotë:

Njoftim për media

Prishtinë, 25 korrik 2021     

Ministria e Punëve të Brendshme me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për aksidentin tragjik të bashkatdhetarëve tanë në Kroaci. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjarët e të vdekurve në këtë aksident, njëkohësisht iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Jemi pranë tyre për të kaluar këto momente të vështira.

Me këtë rast, ju njoftojmë që Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe me gjithë aktorët tjerë janë të angazhuar në menaxhimin sa më të efektiv të situatës dhe koordinimin e gjithë veprimeve për të lehtësuar gjithë të prekurit në këto momente të vështira.

Si Ministri, jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet Kroate të cilët shfrytëzojmë rastin ti falënderojmë për ndihmën e dhënë në menaxhimin e situatës së krijuar.

Numri i kontaktit për të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve të tyre është: +383 (0) 38 200 76 000 ose në email: [email protected]/Gazeta Sinjali/