image Mozzik dhe Tayna marrin këtë vendim pasi ua publikuan këngën ilegalisht

Bota e Yjeve

Showbiz/ Mozzik dhe Tayna marrin këtë vendim pasi ua publikuan këngën ilegalisht

news image

Mozzik dhe Tayna kanë vendosur që bashkëpunimin e tyre të parë, që titullohet “Edhe ti”, ta publikojnë më herët se që e kishin plan. Krejt kjo për shkak se sot në internet është publikuar ilegalisht kjo këngë.

Lajmin e ka bërë të ditur Mozzik përmes rrjetit social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se kënga që ishte paraparë të publikohet e shoqëruar me videoklip më 28 janar, do të publikohet nesër në orën 12:00.

Kënga anipse është publikuar vetëm në versionin audio sot gjatë ditës, ka arritur të shpërndahet dhe të pëlqehet nga masa./Gazeta Sinjali/