Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar aktivitetin diplomatik të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Krasniqi këtë punën të Gërvallës e ka quajtur ”mozomakeq“, duke thënë se po e turpëron Kosovën.
Ai shtoi se diplomatëve që merren me çështjen e Kosovës iu vjen keq kush e përfaqëson vendin.
”Për besë është vështirë me gjetë fjalë për paaftësinë e saj dhe turpërimin që po na bën ka po shkon. Është e pabesueshme me kend do që flet prej diplomatëve ndërkombëtarë që e përcjellin Kosovën iu vjen keq për neve, na ka turpëru kudo që ka shku“, ka thënë Krasniqi në “Frontal”.
Kryetari i PDK-së ka kritikuar Gërvallën edhe për qasjen ndaj Bashkimit Evropian ku kjo e fundit e quajti BE-në ”tigër prej letre“ në aspektin e sigurisë.