image Mourinho tregon se për çfarë arsye e zgjodhi Romën

Futboll

Mourinho tregon se për çfarë arsye e zgjodhi Romën

news image

Jose Mourinho ka thënë se dëshiron të krijojë një projekt fitues te Roma dhe zgjodhi “Giallorossët” për pasionin e jashtëzakonshëm që kanë tifozët në këtë klub, raporton Sinjali Sport.

Menaxheri portugez rikthehet në Serie A, pas 11 vitesh, nga largimi prej skuadrës së Interit. Ai i menaxhoi edhe disa skuadra tjera si Real Madrid, Chelsea, Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Ai ka pranuar një kontratë tre-vjeçare dhe do të zëvendësojë Paulo Fonsecan pas sezonit.

“Faleminderit familjes Friedkin për zgjedhjen time për të drejtuar këtë klub të shkëlqyeshëm dhe për të qenë pjesë e vizionit të tyre”.

“Pas takimeve me pronarët dhe Tiago Pinton, unë menjëherë kuptova shkallën e plotë të ambicieve të tyre për AS Romën. Është e njëjta ambicie dhe nxitje që gjithmonë më ka motivuar dhe së bashku duam të ndërtojmë një projekt fitues gjatë viteve të ardhshme”.

“Pasioni i pabesueshëm i tifozëve të Romës më bindi që të pranoj punën dhe mezi pres të filloj sezonin e ardhshëm”.

“Ndërkohë, unë i uroj Paulo Fonsecas të gjitha të mirat dhe shpresoj që media të vlerësojë vendimin që unë do të flas më tej në kohën e duhur. Daje Roma!”, ka shkruar Mourinho.  /Gazeta Sinjali Sporti/