image Mourinho “thumbon” Manchester Cityn dhe Guardiolan

Futboll

Sport/ Mourinho “thumbon” Manchester Cityn dhe Guardiolan

news image

Trajneri portugez, Jose Mourinho ka vazhduar të shënojë fitore me skuadrën e Tottenhamit, ku po qëndron afër zonës së Ligës së Kampionëve. Pas fitores ndaj Aston Villas me rezultat 3-2, Tottenham gjendet në vendin e pestë me 40 pikë.

Mourinho ka folur për vendin e pestë që e dërgon në Ligën e Kampionëve, duke thënë se shumë klube kanë shanse.

“Vendi i pestë të çon në Ligën e Kampionëve? Nuk vlen vetëm për ne. Është një dritare që hapet për shumë skuadra. Ai pozicion që dukej larg, tani nuk është më. Arsenali, Evertoni, Sheffield, Wolves… të gjithë mendojnë se kanë një shans”, citohet të ketë thënë ai.

Në fund të deklaratës së Mourinhos nuk mungoi edhe një frazë thumbuese për dënimin e Manchester Cityt nga UEFA.

“Nuk hyj të bëj llogaritë e UEFA-s, sepse po t’i bëj, më duhet të pyes nëse skuadra që u rendit në vend të dytë në 2018-ën (Man United) do të shpallet kampion, apo jo?”, ka pyetur ai.

Skuadra e Manchester Cityt është dënuar me dy vite mospjesëmarrje në garat evropiane dhe 30 milionë euro për mos respektimin e fair play financiar, parregullësitë në certifikimin e klubit dhe parregullësi të tjera./Gazeta Sinjali/