image “Mourinho ka zgjedhur skuadrën e re, ka mbetur vetëm data”

Futboll

Sport/ “Mourinho ka zgjedhur skuadrën e re, ka mbetur vetëm data”

news image

Jose Mourinho, pas atij të Lyon-it, ka refuzuar edhe stolin e Borussia Dortmund. Jo keq, për një që, vetëm pak muaj më parë, nuk arriti t’i përmbante dot lotët duke menduar për pushimin e gjatë të detyruar. Special One, në fakt, ka mbetur pa skuadër që nga dhjetori i 2018-ës.

Sipas AS, ish-trajneri i Manchester United duket se është në pritje të Real Madrid-it. Ai ka një marrëdhënie të mirë me presidentin Florentino Perez dhe aventura e dytë e Zidane në drejtim të Los Blaancos nuk po shkon shumë mirë.

E përditshmja spanjolle ka shkruar se: “Mourinho e ka vendosur ku do të punojë. Gjithçka është organizuar, duke përfshirë edhe stan teknik. Mungon vetëm data e fillimit të punës. Kjo është ajo që thonë ata që e njohin. Mourinho po pret Real-in”

Burime afër portugezit kanë pranuar për AS se çështja nuk është nëse Jose do të shkojë në Madrid, por kur do të ndodhë kjo./Gazeta Sinjali/