Jose Mourinho e ka pranuar se e ka merituar të shkarkohej si trajner i Manchester United, por nuk mendon se djajtë e kuq janë përmisuar pas largimit të tij.
Klubi renditej në vendin e gjashtë kur Mourinho u shkarkua në mes të sezonit të kaluar, me tifozët që ishin të pakënaqur me atë që e vlerësonin si futboll tejet mbrojtës nga trajneri portugez.
Nën udhëheqjen e Solskjaer këtë sezon, megjithatë, Unitedi e ka shënuar më shumë se një gol vetëm në një ndeshje, atë hapëse të sezonit të ri kundër Chelseat.
“Nuk jam personi i duhur për t’u përgjigjur”, tha Mourinho i pyetur nga Sky Sports për problemet e Unitedit.
“Unitedi ka ngelur shumë mbrapa. Është e vështirë të përgjigjesh. Kam qenë atje për dy sezone dhe ndieja se kishim shumë gjëra pozitive dhe e ndieja drejtimin në të cilin po shkonim, por pastaj natyrisht sezoni i tretë nuk ishte mjaftueshëm i mirë”, shtoi ai.
“Unë u shkarkova. Mbase e meritova sepse unë isha përgjegjës si trajner, ama realiteti i hidhur është se ata janë më keq së më parë”, theksoi ai./Gazeta Sinjali/