image Motrat Vjollca në garë me njëra-tjetrën

Bota e Yjeve

Showbiz/ Motrat Vjollca në garë me njëra-tjetrën

news image

Moderatorja shumë e përfolur shqiptare, Marina Vjollca, ka njoftuar se do të nisë spektakli më i ri që quhet “Klanifornia”.

Ajo do të jetë kokë për kokë me motrën e saj Luanën, në garë për shikueshmërinë më të madhe pasi emisionet e të dyjave do të transmetohen në të njëjtin orar ditën e shtunë.

Kjo gjë “i ka shqetësuar” fansat e dy moderatoreve, pasi që nuk e dinë se emisionin e cilës do ta shohin. Për këtë Marina e ka një përgjigje për të gjithë ata që kanë pyetur.

Një sy mua e një sy Luanës”, ka shkruar ajo në rrjetin social Instagram. Përgjigja e Marinës u mbështet nga Luana, e cila tha se duhet të blejnë dy televizorë./Gazeta Sinjali/