Pasi dha lamtumirën e tij nga FC Barcelona, nënshkrimi i Leo Messit për Paris Saint-Germain duket vetëm çështje kohe dhe në Francë tashmë janë duke pritur me krahë hapur argjentinasin dhe familjen e tij.
Një tjetër sinjal se Messi do t’i bashkohet PSG-së e ka dhënë edhe motra e Neymarit, Rafaella.
Ajo komentoi në fotografinë e gruas së Messit dhe i uroi mirëseardhje atyre në Paris.
“Mirësevini, bukuroshe,” shkroi Rafaella në postimin e Antonelas, duke lënë të kuptohet se nënshkrimi i Messit me PSG-në do të ndodhë.
Komenti i Rafaella për Antonela
Informacionet e fundit që vijnë nga Franca thonë që Leo Messi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me PSG të hënën dhe do të nënshkruajë kontratën e tij për dy sezone plus një opsional. /Gazeta Sinjali Sporti/