Gresa, motra e regjisores, Arzana Kraja, ka njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër në orën 14:00 në varrezat e lagjes “Dragodan” në Prishtinë.
“Me pikëllim dhe zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vajzës dhe motrës tonë të dashur Arzana Kraja. Varrimi i saj bëhet të enjten te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:00. Dyert e familjes do të jenë të hapura në lagjen Ulpiana D9, pranë klinikës “Fati im”.”, ka shkruar Gresa Kraja në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.
Arzana Kraja u gjet e vdekur sot në Prishtinë, policia ka njoftuar se rasti i saj po trajtohet si ‘vdekje e dyshimtë’.
Krerët e shtetit dhe qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e hershme të Arzana Krajës. /Gazeta Sinjali/