Një femër në Obiliq ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që e njëjta e ka sulmuar fizikisht motrën e saj.
Si pasojë e sulmit që ndodhi pas një mosmarrëveshje, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është hospitalizuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, në Obiliq. /Gazeta Sinjali/