image Moti për sot dhe ditëve të ardhshme, kur pritet të ketë shi e bubullimë

Kosovë

Moti për sot dhe ditëve të ardhshme, kur pritet të ketë shi e bubullimë

news image

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Pasdite në disa rajone priten rrebeshe lokale shiu të shoqëruara edhe me vetëtima dhe bubullimë. Priten ulje graduale të temperaturave.

Të shtunën në tërë rajonin pritet të kemi shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat do të sjellin edhe reshje lokale shiu. Gjithashtu priten edhe ulje të ndjeshme të temperaturave sidomos në viset tona kontinentale. Në disa rajone priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielën pritet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe relativisht të nxehtë. Pasdite priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e hëna do të kemi përmirësim substancial të motit dhe ngritje të ndjeshme të temperaturave. /Gazeta Sinjali