image Moti për 5 ditët e ardhshme, nga kjo ditë do të pushojnë reshjet

Kosovë

Moti për 5 ditët e ardhshme, nga kjo ditë do të pushojnë reshjet

news image

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pesë ditëve të ardhshme parashihet të mbajë moti i ngjashëm, për sa u përket temperaturave dhe reshjeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e këtij institutit thuhet se ngritja e temperaturave do të fillojë nga mesi i javës së ardhshme.

“Mirëpo nga dita e mërkurë parashihen masa të ngrohta të ajrit të cilat do të vijnë nga jugperëndimi i kontinentit, duk bërë që grafiku në fushat termike të shënoj rritje në të dy vlerat ekstreme. Një qershori është dita kur fillon stina e verës meteorologjike, kështu që ditët parashihen të jenë më të gjata dhe më të nxehta, ndërsa nga dita e enjte reshjet do të pushojnë për të vazhduar javën tjetër, por me intensitet më të dobët në sasi”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.”

Sasitë e reshjeve, sipas IKSHPK-së, gjatë muajit maj u regjistruan nga 25 deri 70 litër për metër katror, ndërsa temperaturat më të larta gjatë muajit maj u regjistruan në qytetet: Prizren, Gjakovë dhe Prishtinë me 33 gradë Celsius, që janë dukshëm mbi vlerat e mesatareve të viteve paraprake./Gazeta Sinjali/