image Mot përvëlues, Dubai ndan miliona dollarë për të stimuluar reshje shiu me dron

Botë

Mot përvëlues, Dubai ndan miliona dollarë për të stimuluar reshje shiu me dron

news image

Temperaturat ekstreme kanë bërë që autoritetet në Dubai të krijojnë “shira artificialë”, alternativë kjo që u kushtoi me miliona dollarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo alternativë u realizua me sukses nga pamjet e publikuara të dielën nga shërbimi kombëtar i motit i Emirateve të Bashkuara Arabe ku shihen reshjet e mëdha. Përdorimi i teknologjisë së dronëve po e mundëson stimulimin  e shiut, të cilët lëshojnë ngarkesa elektrike në re, në mënyrë që ato të grumbullohen për të lëshuar reshje.

Sistemi aktual që përdoret për të ndryshuar ngarkesën elektrike të reve që po përllogaritet në miliona dollarë po drejtohet nga studiuesit në Universitetin e Reading në Angli.

Profesori Maarten Ambaum, i cili punoi në projekt, i tha BBC në mars se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mjaftueshëm re për të krijuar kushte të përshtatshme për shiun./GazetaSinjali/