image Mot me shi dhe erë në Shëngjin, zbrazet plazhi (VIDEO)

Shqipëri

Mot me shi dhe erë në Shëngjin, zbrazet plazhi (VIDEO)

news image

Reshjet e shiut dhe era në Lezhë kanë bërë që pushuesit të boshatisin plazhin e Shëngjinit.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike i ka larguar pushuesit nga bregdeti, por pjesa më e madhe kanë preferuar të mos largohen, duke qëndruar në hotelet ku janë akomoduar.

Në akset rrugore qarkullimi vijon normalisht pa krijuar trafik të rënduar.

Moti i keq me vranësira ka filluar gjatë paradites, ndërsa para pak orësh kanë filluar dhe reshjet e para me intensitet mesatar, shkruan tch.

Deri më tani nuk paraqiten probleme të paktën me përmbytje, sidomos në zonën bregdetare.

Për të parë videon, duhet të klikoni KËTU!

/GazetaSinjali/