image Borë dhe shi, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Kosovë

Borë dhe shi, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

news image

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës moti për dy ditët 19 dhe 20 janar për vitin 2022 do jetë me diell dhe pjesërisht i vranët

Të enjten, në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore, transmeton Gazeta Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

/GazetaSinjali/