image Mot i ndryshueshëm në javën e parë të prillit, këto do të jenë temperaturat

Kosovë

Mot i ndryshueshëm në javën e parë të prillit, këto do të jenë temperaturat

news image

Java e parë e muajit prill pritet të jetë me mot të ndryshueshëm. Diell, shi dhe vranësira ku temperaturat do të arrijnë deri në 20C në ditën e premte.

Sipas “Prishtina Weather” kështu pritet të jenë ditët në vazhdim:

3.04.2022 – Mot i ndryshueshëm po parashihet për javën e parë të muajit prill.  Fillimisht me më shumë vransira, por pa mundësi të mëdha për të reshura.  Në aspektin termik mbetet më ftohtë ditën e hënë, e deri të mërkurën temperaturat në rritje, kur edhe pritet të ketë më shumë diell.

4.04 – Mot kryesisht i vranët. Përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu apo edhe reshje të dobëta bore në vise të larta.

5.04 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell ditën.

6.04 – Në mëngjes mundësi për mjegull në mëngjes. Ditën ngrohtë, kryesisht me diell, ndërsa në mbrëmje vransirat shtohen.

7.04 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, vende-vende edhe me bubullima.

8.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

/GazetaSinjali/