image Mot i ftohtë në Britani, vdes një person

Botë

Botë/ Mot i ftohtë në Britani, vdes një person

news image

Një person i pastrehë ka vdekur mëngjesin e së martës në rrugën pas një hoteli në Britani si pasojë e temperaturave të ulëta.

Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur, teksa policia deklaron se nuk ka asgjë të dyshimtë për vdekjen e tij.

Mediet lokale britanike bëjnë me dije se personi ka ndërruar jetë në spital.

Kjo nuk është hera e parë që të pastrehët humbasin jetën për shkak të temperaturave në Britani.

Një studim i bërë më herët këtë vit thekson se çdo 19 orë humb jetën një person i pastrehë duke ngritur shqetësim  ndaj qeverisë që të ndërmarrë masa ta parandalojë këtë dukuri.