Një person i pastrehë ka vdekur mëngjesin e së martës në rrugën pas një hoteli në Britani si pasojë e temperaturave të ulëta.
Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur, teksa policia deklaron se nuk ka asgjë të dyshimtë për vdekjen e tij.
Mediet lokale britanike bëjnë me dije se personi ka ndërruar jetë në spital.
Kjo nuk është hera e parë që të pastrehët humbasin jetën për shkak të temperaturave në Britani.
Një studim i bërë më herët këtë vit thekson se çdo 19 orë humb jetën një person i pastrehë duke ngritur shqetësim ndaj qeverisë që të ndërmarrë masa ta parandalojë këtë dukuri.