image Mot ekstrem në Kosovë: AME apelon për kujdes dhe gadishmëri të shtuar

Kosovë

Mot ekstrem në Kosovë: AME apelon për kujdes dhe gadishmëri të shtuar

news image

Agjencia e Menaxhimit Emergjent u ka apeluar qytetarëve për kujdes dhe gadishmëri të shtuar për shkak të motit në vendin tonë.

“Mbështetur në paralajmërimin e hershëm të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) dhe udhëzimeve nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjent (AME), sot priten zhvillime të fuqishme konvektive, të cilat do të sjellin stuhi lokale me bubullima, reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta”, thuhet në njoftim.

Rreziqet kryesore dhe ndikimet e mundshme:

• Përmbytje të shpejta lokale në zonat me reshje intensive;

• Dëmtime në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore, veçanërisht nga breshëri dhe erërat e forta;

• Rritje e rrezikut për ndezjen e zjarreve si pasojë e shkarkimeve atmosferike.

• Pengesa në sistemet e telekomunikacionit.

• Dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

• Rrezik i lartë nga goditjet e rrufesë, me pasoja të mundshme për njerëzit dhe kafshët.

Udhëzime sigurie për qytetarët:

• Qëndroni në ambiente të sigurta gjatë stuhisë dhe shmangni lëvizjet e panevojshme;

• Mos u strehoni nën pemë të larta apo pranë objekteve metalike dhe shtyllave elektrike;

• Kujdes në komunikacion: Përshtatni shpejtësinë dhe shmangni rrugët apo nënkalimet e mbuluara nga uji;

• Siguroni pronën: Largoni ose siguroni pajisjet dhe sendet në ballkone e oborre që mund të dëmtohen nga era apo breshëri. Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, së bashku me Qendrat Operative Emergjente, janë në gatishmëri të plotë reaguese në të gjithë territorin e vendit.

Gjithashtu AME ka publikuar edhe numrat për çdo rast emergjent në të cilët mund të thërrisni pa pagesë:

• Qendra Operative Emergjente: 112

• Policia e Kosovës: 192

• Zjarrëfikësit: 193

• Ndihma e Shpejtë: 194

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/