image Moska krijon aplikacion për ta vëzhguar zbatimin e karantinës

Botë

Botë/ Moska krijon aplikacion për ta vëzhguar zbatimin e karantinës

news image

Autoritetet në Moskë kanë deklaruar se e kanë krijuar një aplikacion për të ndihmuar në kontrollimin e lëvizjes së banorëve gjatë izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë Informative në Moskë, Eduard Lysenko, ka thënë gjatë ditës së sotme se programi që është duke u testuar, nuk do të jetë i detyrueshëm për të gjithë banorët, por vetëm për ata që janë konfirmuar me koronavirus.

Ky aplikacion do të mbledhë të dhëna nga telefonat e mençur dhe më pas do t’i dërgojë ata në serverët e zhvilluesve të këtij shërbimi.

Ndonëse zhvilluesit e aplikacionit pretendojnë se telefonët do të ndihmojnë në garantimin e sigurisë publike, disa kritikë janë të shqetësuar për qasjen që do të ketë ky program në të dhënat personale.

Vladislav Zdolnikov, autor i një kanali në rrjetin Telegram, ka thënë se pasi ka studiuar kodin e aplikacionit, ka gjetur se ai transmeton të gjitha të dhënat në administratën e qytetit të Moskës, që i bie se të dhënat potencialisht mund të arkivohen nga zyrtarët e qytetit.

Rusia deri më 1 prill, ka raportuar zyrtarisht për 2 mijë e 777 raste të prekura me koronavirus, një rritje prej 440 rasteve nga dita e kaluar. Teksa, 24 persona kanë vdekur si pasojë e virusit./Gazeta Sinjali/