image “Mos përdorni TikTok”, Rusia paralajmëron trupat ushtarake

Botë

“Mos përdorni TikTok”, Rusia paralajmëron trupat ushtarake

news image

Shefat rusë të sigurisë kanë nisur një fushatë reklamuese duke u kërkuar trupave të mos përdorin rrjetet e mediave sociale si TikTok nga frika e dhënies së sekreteve ushtarake.

Derisa frika rritet për një pushtim të Ukrainës, ushtria ruse publikoi postera të një ushtari rus duke thënë “Nyet” – që do të thotë “Jo” – teksa atij i kalonte një telefon me logon e aplikacionit TikTok mbi të, shkruan Dailymail, përcjell Sinjali.

Fushata është ekuivalenti i ditëve moderne me posterat “muret kanë veshë” të kohës së luftës që paralajmëronin britanikët kundër bisedave të pakujdesshme që mund të kushtonin jetë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë, në Ukrainë, një fushatë masive e financuar nga Britania e Madhe është duke u zhvilluar për të luftuar propagandën ruse dhe dezinformimin në vend.

Projekti, i quajtur Filter, filloi vitin e kaluar dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut se si njerëzit konsumojnë informacionin “në kohë pasigurie”. Klubet e shkrim-leximit mediatik u mësojnë ukrainasve se si të hulumtojnë nëse postimet në internet janë të vërteta apo të rreme.

/GazetaSinjali/