Vivien, banorja e BBVK-së pati një debat me Andin e pas kësaj ishte Andi i cili shkoi t’i kërkonte falje asaj.
Gjatë bisedës së tyre Stresi ndërhyri, por ishte Vivien e cila nuk e lejoi të vazhdonte më tej duke i thënë: Ti mos ndërhyj se nuk lidhje me këtë muhabet.
Mesa duket ky reagim e nervozoi Stresin pasi ai shihet duke dalë në oborr pas asaj që i tha Vivien.
Sot është dita e tretë që kur banorët janë bërë pjesë e shtëpisë. Ata tashmë janë familjarizuar me njëri-tjetrin dhe kanë filluar të ndajnë histori nga jeta e tyre.