image "Mos ma vjedh votën", aktivistët e LVV-së u dërgojnë SMS deputetëve

Kosovë

“Mos ma vjedh votën”, aktivistët e LVV-së u dërgojnë SMS deputetëve

news image

Ka filluar seanca plenare për votimin e mocionit të mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Derisa pritet të votohet ky mocion, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë organizuar me dërgimin e SMS-ve të gjithë deputetëve të Kuvendit, duke u kërkuar që të mos e votojnë një mocion të tillë.

“Mos ma vjedh votën, mos u bë pjesë e planit”, është SMS-i që po u dërgohet deputetëve.

Kjo është bërë e ditur në një grup në Facebook të quajtur #mekryeministrin, ku është publikuar lista me numrat kontaktues të deputetëve dhe u është kërkuar 168 mijë anëtarëve të grupit, që t’u dërgojnë SMS atyre me tekstin “Mos ma vjedh votën, mos u bë pjesë e planit”./Gazeta Sinjali/