image "Mos ma përmend familjen ti mu", Bogujevci përplaset me deputetët e LDK-së

Politikë

“Mos ma përmend familjen ti mu”, Bogujevci përplaset me deputetët e LDK-së

news image

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës për çështjen e të pagjeturve, është përplasur me shefin e GP të LDK-së, Arben Gashin, pasi ky i fundit gjatë fjalimit të saj i tha se është turp për të për mënyrën e kritikave që kishte ndaj Qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Bogujevci i drejtohet Gashit që nuk ka të drejtë të ia përmend familjen, duke shtuar që të qëndrojë ulur në Kuvendin e Kosovës.

“Dallon ajo çfarë ti the që ka të bëj me të zhvendosurit karshi asaj se çka shkruan në dokumentin e juaj zotëri, tjetra, nuk qëndron ajo çfarë tha kryeministri  në këtë foltore, për çka me më ardh mu marre, ti mos ma përmend mu familjen zotëri, se nuk ki drejtë, nuk ki drejtë me fol për familjen teme, rri qaty ulu”, tha Bogujevci.

Tutje, deputetja e VV-së vazhdoi se kryeministri Hoti nuk dha asnjë përgjigje në trajtimin për çështjen e personave të pagjetur në dialogun Kosovë-Serbi.

“Kryeministri përveç që foli për punën e komisionit qeveritar që e ka me vite të tana, asgjë tjetër nuk tha në këtë foltore, ai nuk dha asnjë përgjigje në trajtimin për çështjen e personave të pagjeturve në dialog, është e pavërtetë se kinse kryeministri në komision ka raportuar dhe ka dhënë detaje në lidhje me marrëveshjen”, përfundoi ajo.

Pas fjalimit të saj, kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci kërkoi nga deputetët që të lejojnë zhvillimin normal të seancës.

Derisa për disa minuta është pritur që të qetësohet situata, kryesuesja e Kuvendit është detyruar ta ndërpres seancën, duke mos arritur që deputetja Bogujevci ta përfundojë fjalinë e saj si propozuese e debatit.

Përplasjet në Kuvend nisën gjatë debatit për personat e pagjetur, ku sipas deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Qeveria e Kosovës ka dëmtuar këtë proces në zotimet e 4 shtatorit në Washington ku të zhdukurit barazohen me të zhvendosurit.

Seanca do të vazhdojë në 15:30, pas pauzës. /Gazeta Sinjali/