Martin Çeo, 26-vjeçari i cili u gjet i pajetë në liqenin e fshatit Kolanec në Maliq, është vrarë. Policia ka arrestuar sot tre autorët e vrasjes së tij, Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.
Tre autorët pasi e kanë vrarë të riun, duke e mbytur, e kanë hedhur më pas në rezervuar, duke e inskenuar ngjarjen si vetëvrasje.
Shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë një vajzë, me të cilën 26-vjeçari kishte lidhje. Sipas burimeve, vajza kishte krijuar një lidhje paralele me viktimën dhe një nga autorët.
Burime bëjnë me dije për ABC se 26-vjeçari kishte njohje me një vajzë me të cilën komunikonte vazhdimisht. Njohjen e kanë mësuar autorët, të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë. Bisedë të cilën 26-vjeçari nuk e ka ndërprerë.
Në kushte të tilla sipas të njëjtave burime autorët, bisedën mes të rinjve ia kanë bërë të ditur dhe babait të viktimës, por duket se as presioni i babait se ka ndaluar 26-vjeçarin të ndërpriste bisedën me vajzën. Ajo çfarë dihet është se djali nuk kishte mbaruar as shkollën 9 vjeçare, madje nuk dinte as të shkruante as të lexonte. Sipas banorëve viktima nuk lëvizte nga fshati i tij. Ai merrej vetëm me prerje të lëndës drusore bashkë me babain. Ka qenë motra e 26-vjeçarit, e cila jeton në kryeqytet ajo që ka detyruar babain të denoncojë zhdukjen e djalit.
Mësohet gjithashtu se natën kur dyshohet se ka ndodhur ngjarja autorët e kanë nxjerrë nga shtëpia Martin Çeçon në orën 23:00. Ai ka dalë siç ka qenë i veshur në shtëpi më tuta, bluzë dhe shapka.