image "Mos dil, mos dil", momenti kur vërshimet në Pejë e marrin një veturë me vete

Siguri

“Mos dil, mos dil”, momenti kur vërshimet në Pejë e marrin një veturë me vete

news image

Mbrëmja e djeshme ishte tragjike për qytetin e Pejës, ku si pasojë e vërshimeve nga reshjet e dendura të shiut humbën jetën fëmija 5-vjeçar dhe nëna e tij, e cila si fillim rezultonte e zhdukur deri në njoftimin për vdekjen e saj nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Përveç kësaj tragjedie, dëmet materiale janë tejet të larta. Shumë shtëpi janë dëmtuar, e shumë vetura janë vërshuar krejtësisht.

Media lokale “Peja në Fokus” ka publikuar pamje nga atje ku shihet një veturë në lagjen “Asllan Qeshme”, e cila nuk mund të lëvizte nga aty ku kishte mbetur, teksa një qytetar dëgjohej t’i bëjë thirrje shoferit të mos dilte prej saj.

https://www.facebook.com/Pejanefokus/posts/pfbid0oRe7JoT8wRJmcC7xSmfLt2145rycXh9vVcEKWDET48Vw3jstU4vLJ2PM6ppjgpLal?cft[0]=AZW1WOKHAhPjN-jMCCiS9MTbVK8mAolEmQ699NYvkXstHDR5cCl1X4oPvLfHWokusVT6am9MA80s8esORtqq8syRZt-uyn8FG-m3k2hlFhmFO4l1jq8KKisTKht5M-nTY28BRKTbwhAFp15xx_wOW44GF3eVwfDREse1aJ_LRj0kqmYu7dNCrIkctRpvPL70jvM&tn=%2CO%2CP-R

Në pamjet e tjera shihet në veturë në rrugën “Mbreti Bardhyl” teksa rrëmbehet krejtësisht nga vërshimet.

https://www.facebook.com/Pejanefokus/posts/pfbid02ByYKmxA56Ha74JvenL7FQLh3AeMzv6kXKhn2AoidxLZHQgD3mZx6MHUUNvWxKDjJl?cft[0]=AZUAgeXA7L-nFNDfPnXozw7686RC32apBvaNsx0Peta_7zISAn36FRwR8pKztKwvR0B3YEU9mdplgLFoDtUcd1NoGkTnhCq6-8juOCopOmeSHmRb7FWV0CPMVeImNoYRGXIHQo8rVNLTMBxzqP4bjhY9ddd4fZt_i2nMFDESo2nz1dUFcpPQwqCzJrHFWdUakX0&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/