image Mori numrin e Perisic te Interi, mesfushori shqiptar merr urim të veçantë nga kroati

Futboll

Mori numrin e Perisic te Interi, mesfushori shqiptar merr urim të veçantë nga kroati

news image

Kristjan Asllani u zyrtarizua ditën e djeshme me klubin e Interit. Ai kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe më pas u dërgua në selinë e zikaltërve për të hedhur firmën në fletën e bardhë.

20 vjeçari shqiptar zgjodhi fanellën me numër 14-të, një numër që e mbante Perisic në fanellë para se të largohej në drejtim të Tottenham.

Krisjan  Asllani cilësohet si i duhuri për të bërë rolin e Brozovic dhe ka marrë shumë komente të mira nga shumë lojtarë profesionistë por jo vetëm.

Ivan Perisic ka komentuar në faqen zyrtare të Interit duke uruar djaloshin e talentuar shqiptar: “Paç fat vogëlush”!

/GazetaSinjaliSport/