image Perisic shtang portierin Perin, Interi realizon golin e katërt - VIDEO

Futboll

Perisic shtang portierin Perin, Interi realizon golin e katërt – VIDEO

news image

Interi tashmë ka realizuar edhe golin e katërt në stadiumin Olimpiko në finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit.

Teksa koha e rregullt në 90 minuta u mbyll me rezultat 2-2, zikaltrit e kanë nisur furishëm pjesën e parë të vazhdimeve, duke shënuar dy gola brenda tre minutave.

Ivan Perisic realizoi nga penalltia në minutën e 98-të teksa i njëjti shkundi rrjetën katër minuta më vonë duke realizuar një eurogol në minutën e 102-të për rezultatin 4-2.

/GazetaSinjaliSport/