image “Mora kredi për varrin e nënës”, skandali në Shqipëri, oligarku rus që fshihet pas “Iute Credit” dhe “Kredo.al”

Shqipëri

“Mora kredi për varrin e nënës”, skandali në Shqipëri, oligarku rus që fshihet pas “Iute Credit” dhe “Kredo.al”

news image

Institucionet e mikroredisë duket se janë kthyer në një shqetësim serioz në vend. Pranë redaksisë tonë kanë ardhur disa ankesa nga qytetarët, të cilët tregojnë mbi abuzimet që po u bëjnë disa banka të nivelit të tretë në vend, të cilat japin kredi në pak minuta, por pastaj duhet t’u kthesh gati sa dyfishin e parave që ke marrë.

Në Shqipëri janë disa banka të nivelit të tretë që ofrojnë kredi me interesa të larta ku mund të përmendim: “Iute Credit”, dhe “Kredo.al”. Të gjitha këto institucione janë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe janë licencuar nga Banka e Shqipërisë.

Një shembull për rrezikshmërinë e tyre vjen nga Kosova, pasi “Iute Credit” dhe “Monego” u mbyllën për shkak të interesave jashtëzakonisht të larta.

Shqipëria edhe pse mike e  SHBA-ve, aspirantë të BE-së dhe anëtarë të NATO-s, oligarkët rusë si Oleg Boyko, na kanë futur në xhep financat. Të paktën një bankë kryesore, disa biznese të fuqishme dhe industria e mikrokredisë në Shqipëri komandohet prej tyre. Por duket se edhe pas sanksioneve të vendosura nga Ministria e Jashtme shqiptare për biznesmenët rus, Oleg Boyko ka shpëtuar nga rrethi i këtyreve sanksioneve.

Deklarata e ministres së jashtme të Shqipërisë Olta Xhacka për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë

“Në total, këto masa kufizuese do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte. Përveç kësaj, është vendosur edhe ndalimi i udhëtimit në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE-ja, ndërkohë që lidhur me politikën e vizave është në shqyrtim anulimi i politikave lehtësuese për lëvizjen e diplomatëve, zyrtarëve të tjerë rusë dhe njerëzit e biznesit.

Do të ndalohet gjithashtu ofrimin e asistencës teknike dhe financiare përkatëse. Në sektorin e teknologjisë do të vendosen kufizime të mëtejshme për eksportet e mallrave dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë, si dhe kufizime në eksportet e mallrave dhe teknologjisë së caktuar, të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të Rusisë në sektorin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë. Kjo do të përfshijë produkte të tilla si gjysmëpërçuesit ose teknologjitë më të fundit”, tha Xhaçka.

Histori e trishtë e kredisë me “Iute Credit”

“Mora kredi për varrin e nënës”, skandali në

Një pensioniste  kishte marrë kredi në “Iute Credit”,  për të mbuluar shpenzimet e rregullimit të varrit të mamasë së saj të ndjerë. Pensionistja me inicialet T i duhet të bëj tre punë për të shlyer kredinë e cila sipas saj po i merr frymën. Gruaja 70 vjeç ngrihet në 3 të mëngjesit së bashku me bashkëshortin e saj dhe pastrojnë 2 lokale në “Komunën e Parisit” dhe bën edhe një punë tjetër si pastruese në një zyrë.

 “Jam lodhur shumë, me zor pres që të mbaroj kredia dhe do ti lë punët do jetoj me pensionin tim dhe të bashkëshortit nuk dua të punoj më jam 70 vjeç, u shpreh e moshuara për VOXNews. Sipas pensionistes, e cila kishte marrë 1 milion e 700 mijë lekë të vjetra te “Iute Credit” tani duhej të paguante 2 milionë e 600 mijë lekë të vjetra gati dyfishin e kredisë së marrë.

Sipas Newsbomb “Kredo Finance” apo si rëndom quhet Kredo.al del përsëri lidhje e oligarkut rus Oleg Boyko. Letonezi Aigars Kesenfelds është pronari i AS “Eleving Consumer Finance Holding”, regjistruar në Shqipëri si ortaku mazhoritar me 95% i “Kredo Finance”.

Kredo financë ashtu si IuteCredit ka futur në kurthin mikrokredive të vogla mijëra shqiptare të papunë, studentë, të rinj e të reja që nuk kanë asnjë mundësi reale t’i kthejnë borxhet që shkojnë për interes të dy kompanive me origjinë Estoninë dhe Letoninë, por që në të vërtetë nga pas kanë Rusinë.

“Mora kredi për varrin e nënës”, skandali në


Kredo Finance ka administrator pikërisht kreun e Shoqatës së Mikrokredive, Arlinda Muja. Taktika e marrjes së shoqatës që “flet” me qeverinë shihet edhe te bankat. Bledar Shella është njëkohësisht kreu i shoqatës së bankave dhe administrator i OTP Bank në Shqipëri, bankë e Grupit Hungarez OTP, me aksioner kryesor oligarkun rus Megdet Rahimkulov.

“Mora kredi për varrin e nënës”, skandali në
“Mora kredi për varrin e nënës”, skandali në

Me poshtë po paraqesim një shkrim të përkthyer nga Re:Baltica-s, grup investigativ, ku tregohet se si “fajdexhiu” Aigars Kesenfelds, pronar i Kredo Financë në Shqipëri, ka ngritur biznesin e “mikrokredive” që u shpik në Letoni, por zhyti me mijëra në mjerim në Armeni, Kosovë, Kenia dhe tani prej disa vitesh bën biznes pa asnjë pengesë, në Shqipëri.

Këto kredi mbartin komisione dhe tarifa të fshehura, si dhe norma të larta interesi, të cilat mund të arrijnë deri në 800 për qind. Shumë huamarrës kuptojnë se ata nuk mund ta paguajnë huan aq shpejt sa kishin menduar, duke i futur disa prej tyre në një cikël dërrmues të rritjes së borxhit që ata kurrë nuk do mund të jenë në gjendje ta paguajnë.

Në vitin 2013, pronarët zgjodhën miliarderin rus Oleg Boiko, një sipërmarrës kazinosh dhe lojërash fati, megjithëse Kesenfelds ende refuzon ta përmendi atë në përgjigjet e tij me e-mail. Dosjet e Maltës tregojnë se Boiko pagoi pak më shumë se 100 milionë euro për 4Finance. Kesenfelds gjithashtu refuzoi të komentojë në lidhje me këtë shumë, duke thënë se kushtet e kontratës janë konfidenciale.

“Mora kredi për varrin e nënës”, skandali në
“Mora kredi për varrin e nënës”, skandali në

Autoriteteve letoneze iu deshën disa vite për të kuptuar se reklamat me shkëlqim që inkurajonin njerëzit të merrnin para me kredi dhe të jetonin bukur momentin, në fakt i tërhoqi ata në një kurth borxhesh të pafundme. Kishte një numër në rritje të historive tragjike për të rinjtë që kishin marrë kredi të shpejta, pa pasur të ardhura, ose të varur nga bixhozi që merrnin borxhe gjatë natës.

Denoncimi i deputetit Erion Brace për “Iute Credit”

“Mora kredi për varrin e nënës”, skandali në

Jeni ndjere

TE MASHTRUAR DHE GRABITUR ME BORXH TE SHPEJTE?

Urdheroni lexoni ne foton e dyte;

Eshte mesazhi qe mora sot nga nje student qe edhe punon.

KA MARR NJE BORXH TE SHPEJTE NE NJE INSTITUCION FINANCIAR BORXHI,

JO BANKE DHE BORXHI PO E MBYT!

E zuri kriza e Covid ne 2019-2020,

nuk mundi te vijonte pagesat e rregullta nga shtatori ne janar, vune ne levizje permbarimin, tani i kerkojne dyfishin e borxhit te marre, i bllokojne rrogen duke e zhytyr ne nje grope edhe me te thelle se ajo ku ishte kur mori nje borxh te shpejte!

KUSH I MBRON KETA TE RINJ, STUDENTE?

ASKUSH!

Jane nen kamxhikun e ashper te ketyre institucioneve financiare te borxhit.

Askush nuk e di sa shume jane!

Po flas vetem per keto institucione,

ne periferi te mbikqyrjes financiare por te shtrira kudo ne lagje qytetesh te medha,

ne qytete te vogla, madje deri neper fshatra.

JANE KTHYER NE MAKTH BORXHET E TYRE TE SHPEJTA, ME KONTRATA TE PAQARTA, TE DYSHIMTA E QE NE FUND QYTETARET PPR EDHE BUJQIT I SHQUAJNE SI GRABITJE!

DUHEN MBROJTUR NJEREZIT,

NUK MUND TE GRABITEN KESHTU!

Deri tani, nuk ka asnje institucion te qarte qe mbron KONSUMATORIN FINANCIAR nga keto institucione, nga keto borxhe dhe procedura qe duken ai grabitje.

Nuk ka as transparence, as qartesi!

DUHET TE NDERTOJME NJE AGJENCI TE RE, PUBLIKE, E CILA TE MBROJ KONSUMATORIN NGA BORXHE TE TILLA, TE DYSHIMTA E JO TE QARTA,

TE INSTITUCIONEVE JO BANKA POR EDHE TE BANKAVE VETE!

Duhet bere tani para se rreshti i njerezve nen kete rregjim borxhi te behet shume shume i gjate dhe fatalist!

Skandali në Kosovë

Dy institucione financiare jo banka janë mbyllur në Kosovë me vendim të Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo e fundit u ka hequr licencat “Iute Credit” dhe “Monego”. Arsyeja për heqjen e licencës, sipas Bordit Ekzekutiv, është devijimi nga plani i biznesit që ato kanë paraqitur në krye të herës. Dyshimet ishin se përveç kredive me norma astronomike të interesit, ato po pastrojnë para për biznesmenë dhe persona të fuqishëm nga Estonia dhe Rusia.

“…Ne nuk do të lejojmë asnjë aktivitet që cenon sigurinë tonë kombëtare”, ka thënë guvernatori Fehmmi Mehmeti.

Dy institucionet në fjalë janë prej kohësh nën vëzhgim nga autoritetet rregullatore të Kosovës.

Edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë e ka kërkuar mbylljen e “Iute Credit” dhe “Monego”, për shkak të dyshimit se përmes tyre pastroheshin para.

Mediat në Kosovë e kanë lidhur aktivitetin e Monego me veprimtarinë e Aigars Kesenfelds, një biznesmen, i cili është i dyshuar për krime ekonomike, mashtrime, pastrim parash dhe i lidhur me miliarderin rus, Oleg Boyko, raporton Monitor.

Në vitin 2019, Iute Credit u ndëshkua nga BQK-ja për mashtrim dhe u detyrua t’u kthente paratë klientëve.

Skandali në Maqedoninë e Veriut

Sipas gazetës “Tetova sot” bankat “Iute Credit” dhe “Tigo” rrjepin qytetarët e Maqedonisë, qendra e tyre në Rusi.

Revista Forbes, shkruante se oligarku ru Boyko kishte fituar “4 Aksione” për afro 190 milionë dollarë në vitin 2012. Sipas medieve ndërkombëtare, “4 Finance” ka ndryshuar që nga shkurti 2015. Vera Boiko, ka 49 % në “Tirona Limited”. Sipas medieve ndërkombëtare, ajo është nëna e Oleg Boiko.

Mediat huaja, kanë bërë shumë shkrime për Aigars Kesenfelds – pronarin e “Monego SHPK”. Këto media e kanë lidhur atë me oligarkun rus, Oleg Boyko, të cilit Aigars Kesenfelds, i ka shitur aksionet e biznesit “4 Finance”, biznes i cili ka pasur lidhje me vendet Offshore.

Bashkëpronarët e “4 Financave” janë me bazë në Maltë. “FCI Investments Limited”, ka 25 për qind të aksioneve dhe “Tirona Limited” me qendër në Qipro ka 75 %. Pronari i saj i mëparshëm ishte miliarderi i lojërave të fatit Oleg Boyko.

Pak muaj muaj më parë krimi Ekonomik dhe Financiar në kuadër të operacionit të koduar “Elektro” vuri në pranga infermieren e Psikiatrisë në Tiranë, Elisabeta Bardhollarin 39-vjeçe, dhe pronaren e një dyqani në zonën e porcelanit Orjada Hoxhën 32-vjeçe. Sipas policisë, infermierja iu vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi. Mediat shkruanin se Bardhollari dhe Hoxha përdornin institucionin e kredidhënies “IuteCredit” për të tërhequr para përmes aplikimeve online duke përdorur mjetet e identifikimit pa dijeninë e tyre të pacientëve. /Vox News/

/GazetaSinjali/