image Monego me komunikatë qesharake: Qytetarët e Kosovës do të vuajnë pa ne

Kosovë

Njoftim/ Monego me komunikatë qesharake: Qytetarët e Kosovës do të vuajnë pa ne

news image

Institucioni mikrofinanciar, ‘Menego’, ka dërguar një komunikatë mediave që në një moment duket mjaftë qesharake pas vendimit të BQK-së që ‘Monego’ dhe ‘Iute Credite’ të mbyllen për shkak se nuk i janë përmbajtur rregullave të BQK-së, raporton Gazeta Sinjali.

Në komunikatën e dërguar ‘Monego’ vlerëson se qytetarët e Kosovës do të vuajnë pa funksionimin e këtij biznesi.

Por, vetëm pak minuta më parë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka treguar sesi dy këto biznese kanë varfëruar qytetarët e Kosovës.

Mehmeti për ‘Monegon’ ka thënë se norma e paraparë e interesit ka qenë 26%, ndërkaq kjo kompani ka aplikuar norma të interesit deri në 236%.

“Në rastin e “Monegos” rreth 26% është paraparë norma e interesit, ndërkaq ata kanë apliku norma të interesit 80 deri në 236% mbi normën e planifikuar. Edhe licencat kur i kanë marrë, ne kemi menduar që do të sjellin diçka të re në treg, do ta plotësojnë qasjen në financa, e që ka ndodhë e kundërta. Në rastin e ‘Iute Creditit’ norma e planifikuar e interesit ka qenë 34%, ndërkaq ka shkuar shumë më lart”, ka thënë Mehmeti.

‘Monego’ fillimisht ka thënë se BQK ka marr vendim të paligjshëm për mbylljen e biznesit të tyre, ndërsa më tej kanë thënë se qytetarët e Kosovës do të vuajnë pa këtë biznes.

“Ne kemi qenë gjithmonë bashkëpunues me BQK-në në ofrimin e të gjitha informacioneve dhe bërjen e të gjitha ndryshimeve të kërkuara që të jenë plotësisht në përputhje me rregullat në fuqi”.

“Procesi i heqjes së licencës dhe fillimi i procesit të likuidimit pohon se ne kemi shqetësuar interesat e dikujt këtu dhe vullneti është që të nxirret MONEGO jashtë tregut. Natyrisht, nëse kjo do të arrihet, të vetmit që do ta vuajnë do të jenë njerëzit e Kosovës, të cilëve ne ofrojmë përfshirje financiare – qasje në shërbimet financiare – në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim.

Më tutje ‘Monego’ akuzon mediat për raportim, teksa pretendon se po luftohen investitorët e huaja. Madje ky biznes shkon edhe më tej duke thënë se investitorët nuk janë të sigurt në Kosovë.

“I gjithë procesi që po vazhdon tani – duket si sulm total armiqësor dhe luftë brutale ndaj investimeve të huaja në Kosovë, duket se një vendim i motivuar politikisht i udhëhequr nga metoda të paligjshme. Sapo të kemi përfundimisht vendimin e BQK-së, ne do t’i drejtohemi gjykatës, sepse dënimi nuk është adekuat”.

“Ky është një mesazh shumë i fortë dhe negativ për çdo investitor të BE-së, se investimet në Kosovë nuk janë të sigurta. Si kompani ne kemi kontribuar shumë për ekonominë lokale të Kosovës në këto dy vjet”, thuhet në komunikatën e Monegos./Gazeta Sinjali/