image Monchengladbach shënon fitore të rëndësishme, ia rrezikon pozitën e dytë Dortmundit

Futboll

Monchengladbach shënon fitore të rëndësishme, ia rrezikon pozitën e dytë Dortmundit

news image

Skuadra gjermane, Borussia Monchengladbach ka shënuar një fitore të rëndësishme kundër ekipit të Union Berlin.

Gladbach shënoi fitore 4:1, duke forcuar edhe më shumë shpresat për plasman në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Sinjali.

Golat për ekipin vendas i shënuan: Neuhaus (17’), Thuram(41’, 59’) dhe Plea (81’).

Për Unionin e Berlinit gol shënoi Andersson në minutën e 50-të.

Me këtë fitore, Gladbach ngjitet në pozitën e tretë, me një pikë më pak se Dortmund./Gazeta Sinjali/