image Dajaku debuton, por Union Berlini mposhtet nga Leipzigu

Futboll

Dajaku debuton, por Union Berlini mposhtet nga Leipzigu

news image

Futbollisti nga Kosova, Leon Dajaku, ka bërë debutimin e tij në Bundesliga me fanellën e Union Berlinit, shkruan Sporti në Sinjali.

Megjithatë, skuadra nga kryeqyteti gjerman ka pësuar humbje në udhëtim te Red Bull Leipzigu.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Red Bull Arena’ ka përfunduar me rezultatin 1-0, teksa goli i vetëm u shënua nga Emil Forsberg në minutën e 70-të.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje ka debutuar Leon Dajaku, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 60-të.

Ndryshe, Leipzigu tani ka 35 pikë dhe renditet në pozitën e dytë, kurse Union Berlini mbetet me 28 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë.

/Sporti në Sinjali/.