Bayern Munich është befasuar nga Borussia Monchengladbach në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Bundesligë, shkruan Sinjali Sportiv.
Kampioni në fuqi gjerman pësoi humbje në udhëtim me rezultatin 3-2, pavarësisht se ishte duke udhëhequr me dy gola epërsi.
Robert Lewandowski dhe Leon Goretzka shënuan golat për ‘Bavarezët’, teksa për vendasit, Jonas Hofmann shënoi dy gola dhe një tjetër u shënua nga Florian Neuhaus.
Pas kësaj humbje, Bayerni rrezikon edhe pozitën e liderit. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick momentalisht renditet në pozitën e parë me 33 pikë, por kjo renditje mund të ndryshojë nesër, nëse Leipzig fiton ndaj Borussia Dortmundit.
Kurse, Borussia Monchengladbach tani ka 24 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë. /Sinjali Sportiv/.