image Momenti kur Xhaka u kap ashpër në fushë me bashkëlojtarin e tij

Futboll

Arsenal/ Momenti kur Xhaka u kap ashpër në fushë me bashkëlojtarin e tij

news image

Granit Xhaka ka pasur një debat me bashkëlojtarin e tij, Rob Holding gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Leeds United, në kuadër të FA Cup.

Xhaka u kritikua nga mbrojtësi anglez Holding, se nuk ishte në pozitë të mirë kur ai ia pasoi topin dhe se duhej të ishte më afër. Kjo bëri që Xhaka t’ia shpjegonte nga afër mbrojtësit anglez dhe për një moment situata u tensionua, por që gjithçka përfundoi mirë.

Situatën e qetësuan portieri Emialiano Martinez dhe mbrojtësi grek Sokratis të cilët i nuk i lejuan të vazhdojnë më shumë debatin.

Image result for Xhaka Holding

Xhaka zhvilloi 90 minuta dhe ishte ndër më të mirët. Që nga ardhja e trajnerit spanjoll, Mikel Arteta forma e tij është e lartë dhe raportet e tij me tifozët janë përmirësuar.

Arsenali ishte me fat në pjesën e parë, pasi skuadra e trajnerit argjentinas Marcelo Bielsa ishte e jashtëzakonshme. Megjithatë, në pjesën e dytë londinezët u këndellen dhe fituan ndeshjen me rezultat minimal 1:0 me golin Reiss Nelson.

 This is something Gunners fans will NOT want to see on the pitch after this season's troubles

Në rrethin e radhës në Kupën FA, Arsenali luan si mysafir i Bournemouthit.