Një urë është shembur në Tajvan, teksa sipër saj po kalonte një autocisternë e ngarkuar me karburant.
Si pasojë e shembjes së urës 10 persona kanë mbetur të lënduar, ku gjashtë prej tyre janë në gjendje kritike.
Autoritetet janë duke përfunduar hetimet e nevojshme në lidhje me rastin.
Shembja e urës erdhi disa orë pasi një tajfun përfshiu disa pjesë të ishullit, por zyrtarët nuk e kishin menduar se stuhia kishte dobësuar urën.