Tre nxënës janë lënduar në Brazil, pasi dy persona të armatosur dhe me helmeta të motoçikletave në kokë, hapën zjarr mbi ata derisa po luanin futboll në palestrën e shkollës.
Viktimat, dy djem të moshës 15 dhe 17-vjeç si dhe një vajzë 14-vjeçare, janë goditur me plumba gjatë sulmit 20 sekondësh që ndodhi brenda palestrës që po zhvillohej në Fortaleza në verilindje të Brazilit.
Kamerat e sigurisë brenda palestrës shfaqin dy ekipet brenda palestrës dhe një turmë spektatorësh, që fillojnë të bërtasin dhe vrapojnë në të gjitha anët kur sulmuesit e armatosur futen brenda.
Sipas dëshmitarëve, dyshja e armatosur u futën brenda dhe kishin për cak një djalë 17-vjeç që mbeti i plagosur, dhe që me çdo kusht mundohej të fshihej edhe pse ndiqej vazhdimisht.
Doris Johnson nga Qendra për Edukim ka deklaruar për mediat lokale se incidenti ishte një “rast i izoluar”. Në anën tjetër menaxhmenti i shkollës ka bërë të ditur se dy të rinjtë e lënduar janë nxënës të shkollës ku ndodhën të shtënat, ndërsa viktima e tretë – një vajzë ishte shikuese.
E sulmuesit që u larguan me shpejtësi deri më tani nuk raportohet se janë arrestuar./Gazeta Sinjali/