image Momenti kur shembet vila e dëmtuar nga tërmeti në Shkozet

Rajon

Shqipëri/ Momenti kur shembet vila e dëmtuar nga tërmeti në Shkozet

news image

Është shembur godina e parë me eksploziv, në zonën e Shkozetit në Shqipëri.

Ndërtesa 5 katëshe është shembur ashtu siç ishte planifikuar. Fillimisht godinat ishin planifikuar të shemben të dyja njëkohësisht por mesa duket kjo nuk ka ndodhur.

Ndërkohë godina tjetër ngjitur me godinën e parë që u shemb, do të shpërthehet po me eksploziv në një moment të dytë. Kallëpet e tritolit në godinën tjetër janë të vendosura, ndërsa pritet një vendim i dytë për të bërë shpërthimin.

Qarkullimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës është rihapur pasi u bllokua për pak minuta për shkaqe sigurie. Një godinë tjetër, apartament banimi me 6 kate në qytetin e Durrësit u shemb gjatë ditës së djeshme po me eksploziv.