image Momenti kur shembet me eksploziv konvikti që u dëmtua nga tërmeti në Shqipëri

Rajon

Rajon/ Momenti kur shembet me eksploziv konvikti që u dëmtua nga tërmeti në Shqipëri

news image

Ndërtimet e dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, janë duke u shembur dhe një prej tyre ishte edhe një nga konviktet në zonën e Universitetit Bujqësor të Kamzës.

Atje shkuan xhenierët e ushtrisë që ndihmuan forcat e IKMT-së të shembin me eksploziv ndërtesën e dëmtuar.

Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit ka lënë 51 persona të vdekur dhe qindra të lënduar. Në mesin e të vdekurve ishin edhe dy kosovarë nga Gjilani./Gazeta Sinjali/