image Momenti kur SHBA evakuon me helikopter stafin në Afganistan (Pamje)

Botë

Momenti kur SHBA evakuon me helikopter stafin në Afganistan (Pamje)

news image

Talebanët kanë hyrë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

 Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i ministrisë së Brendshme, duke thënë se kryengritësit po futen nga të gjitha anët e qytetit.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë nisur që të evakuojnë diplomatët nga ambasada e tyre me helikopter, raporton Reuters.

Zyrtarët amerikanë thanë se diplomatët po transportoheshin në aeroport për t’u larguar nga vendi. Po ashtu bëhet me dije se po dërgohen dhe ushtarë për të bërë të mundur evakuimin e sa më shumë qytetarëve dhe të shmanget ndonjë tragjedi.

Më herët kryengritësit pushtuan qytetin lindor të Jalalabad pa luftë. Tashmë tilabanët kanë nën kontroll një pjesë të madhe të vendit dhe për pak ditë pritet që të kenë kontroll kudo. /GazetaSinjali/