Ekipet e shpëtimit kanë arritur që ta nxjerrin një foshnje të gjallë nga aeroplani që u rrëzua mëngjesin e sotëm në Kazakistan.
Fluturakja në të cilën ishin 93 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua pak momente pasi u ngrit në ajër. 12 persona humbën jetën nga ky aksident.
Ishin ekipet e shpëtimit që reaguan me kohë duke nxjerrë të mbijetuarit që kishin ngecur nën rrënoja.
Në videot e shpëtimit shihen burrat e uniformuar, duke vrapuar nëpër borë dhe mbajtur në duar foshnjën e veshur me të bardha.
Sipas të mbijetuarve, aeroplani kishte filluar të dridhet dhe më pas është dëgjuar një “tingull rrëqethës”.
“Gjithçka ka qenë si nëpër filma: njerëzit bërtisnin dhe qanin”, ka deklaruar një pasagjerë që i mbijetoi rrëzimit, duke shtuar se para se të rrëzohej fluturakja kishte humbur kontrollin.