image Momenti kur ndalet rryma në ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës - VIDEO

Futboll

Momenti kur ndalet rryma në ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës – VIDEO

news image

Ndeshja e Brazilit në Kupën e Botës me Zvicrën u pezullua për pak kohë pak para pjesës së parë pasi projektorët e stadiumit u fikën dhe e lanë stadiumin në errësirë.

Momenti i çuditshëm ndodhi pak para pjesës së parë, pikërisht kur Brazili po përgatitej të bënte një goditje nga këndi në përpjekjen e tyre për të zhbllokuar sfidën në “Stadium 974”.

Në momentin që goditja po përgatitej të ekzekutohej, të katër projektorët e stadiumit u fikën njëkohësisht, duke lënë lojtarët të hutuar, ndërkohë që arbitri bëri të pamundurën për të kuptuar se çfarë po ndodhte.

Terr 1

Fatmirësisht, dritat u ndezën përsëri më pak se 10 sekonda më vonë, duke lejuar që loja të rifillonte pa shumë ndërhyrje.

/GazetaSinjaliSport/