Të paktën shtatë persona u plagosën në fshatin Mohnitol në Indinë lindore kur u sulmuan nga një leopard në ditën e fundit të 2019.
Siç shihet në videon e postuar në YouTube, leopardi papritmas u hodh midis dhjetëra njerëzve të mbledhur. Të gjithë filluan të vrapojnë për ta nxjerrë kokën e gjallë.
Pasi plagosi dhe frikësoi fshatarët, përfshirë fëmijë, leopardi iku në pyll.
Një rojë pylli u tha mediave lokale se “nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar” pasi që gjuetarët ishin përfshirë në ndjekjen e bishës së etur për gjak.