Një djalë i ri, i veshur sportiv me një kapuç në kokë, me një qetësi ‘olimpike’ shkon dhe vendos një tritol me fitil në derën e shtëpisë së Armand Dukës.
Gazeta Shqip ka siguruar videon e këtij momenti dhe atë të shpërthimit më pas.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmë rreth orës 22:20, ndërsa bëhet me dije se lënda plasëse ishte në një sasi shumë të vogël, teksa nga shpërthimi janë konstatuar vetëm dëme të vogla materiale.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa Duka nuk ka qenë në banesë gjatë shpërthimit, por ka mbërritur aty pak minuta më vonë. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve.