image Momenti kur hajnat vodhën bankomatin në Graçanicë

Kosovë

Siguri/ Momenti kur hajnat vodhën bankomatin në Graçanicë

news image

Pesë persona kanë arritur të vjedhin një bankomat të një banke në Graçanicë, por plani i tyre ka dështuar pasi furgonit me të cilin po bartnin aparatin iu shpërthye goma.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se rasti ka ndodhur rreth orës 3 pas mesnatës së të shtunës, derisa një punonjës në Shtëpinë e Kulturës në Graqanicë ku ndodhej edhe bankomati, është sulmuar nga hajnat.

Bajrami tha se të dyshuarit ishin me një furgon dhe një veturë. Pak pas vjedhjes së kryer, ai tha se në Hajvali është gjetur furgoni bashkë me bankomatin. Mësohet se bankomati ishte i pahapur.

Sipas Zërit të Amerikës, në gjuhën serbe, gjatë ikjes, në rrugën për Prishtinë, saktësisht në Hajvali, furgonit i ishte shpërthyer goma dhe hajnat nuk kanë arritur ta lëvizin. Ata kanë ikur, ndërsa policia ka arritur të sekuestrojë furgonin dhe bankomatin.

Pamjet e kësaj ngjarjeje tregojnë se hajnat kanë përdorur sprej dhe kanë nxjerr edhe revolen në drejtim të punonjësit.

Gazeta Sinjali mëson se personi i lënduar është roja e objektit të Shtëpisë së Kulturës./Gazeta Sinjali/

Kliko këtu për të parë videon.